Mbretëria e Bashkuar i bashkohet thirrjes së BE-së: Të fillojë pa vonesë puna për Asociacionin

1 year ago 14
Reklamë

Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar thirrjes së Bashkimit Europian që Kosova dhe Serbia të angazhohen në gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shpërndarë deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili kërkoi, ndër tjerash, që të fillojë pa vonesë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pas këtij apeli të qartë nga 27 vendet e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës britanike në “X”.

🇬🇧 stands behind this clear appeal from the 🇪🇺27 for 🇽🇰 and 🇷🇸 to engage constructively and sincerely without further delay.https://t.co/VBdIKFDGwJ

— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) September 19, 2023

 Bashkimi Europian ka dalë sot me një deklaratë të gjatë rreth kërkesave dhe prtishmëritë të tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke i treguar të dy palëve se me kokëfortësinë që po tregojnë, janë duke rrezikuar mundësitë për avancim në rrugën europiane. Në deklaratë, ritheksohet përgjegjësia e Kosovës dhe Beogradit për të respektuar parimin e konfidencialitetit në Dialog, si element kyç i çdo procesi negociator të ndjeshëm politik.

Top Channel

Read Entire Article