Mbrojtësi i WBA-së rikrijon ‘Dorën e Zotit’ në Championship, shpëton mrekullisht një gol të sigurt  

7 months ago 4

Mbrojtësi i West Bromwich Albion, Cedric Kipre ka rikthyer në kujtesë ‘Dorën e Zotit’, e cila është bërë e famshme pas golit shumë të diskutueshëm të legjendës Diego Maradona në një Kupë Bote ndaj Anglisë.

QPR dhe WBA u ndeshen mes vete të mërkurën mbrëma në kuadër të javës së 36-të në Championship dhe ndeshja u mbyll me barazim 2-2.

Sam Field hapi rezultatin për nikoqirët, me Michael Johnston që barazoi shifrat. Grady Diangana i vendosi vizitorët në epërsi përpara se të ndodhte episodi i ‘Dorës së Zotit’.

A breathless game ends level 😮‍💨 pic.twitter.com/EreRYEJONc

— QPR FC (@QPR) March 6, 2024

Në këtë ndeshje të Championship, ndodhi një dramë të madhe pasi mbrojtësi i West Brom, Kipre rikrijoi “Dorën e Zotit” të Maradonës.

Incidenti ndodhi në minutën e 52-të të lojës pasi mesfushori i QPR-së, Sam Field, goditi me kokë drejt rrjetës së West Brom.

Megjithatë, me topin që tashmë kishte mposhtur portierin e mysafirëve, Alex Palmer, gjuajtja u hoq jashtë vijës me dorën e Kipre, i cili e goditi topin me dorë mbi traversë.

Kipre arriti të maskonte aq mirë topin e tij me dorë, saqë vetëm një lojtar i QPR arriti ta shihte dhe të kërkonte penallti.

W Championship po staremu. Cedric Kipre z piękną interwencją na linii bramkowej… pic.twitter.com/3F2e3EXZU6

— Krzysiek Bielecki (@KchampK) March 6, 2024

Tifozët e QPR-së pas portës gjithashtu dukej se nuk e vunë re ‘Dorën e Zotit’, me shumë njerëz që thjesht vunë kokën në duar me besimin se Hoops kishin humbur një shans të madh.

Ky episod kaloi pa u ndëshkua dhe pa penallti, pasi në Championship nuk aplikohet VAR-i. /Telegrafi/

Read Entire Article