Mbyllet faza e grupeve në kupat e Europës

10 months ago 26
17:50 15/12/2023

Vendosen të gjithë skuadrat për shortin e së hënës

Kupat e Europës për klube përcaktuan ekipet që do të vijojnë garën drejt torfeut në këtë sezon. Shorti do të hidhet të hënën për Europa dhe Conference League. Sparta Prague ku luan Qazim Laçi u kualifikua si e dyta në Grupin C të Europa Laegue, falë fitores 3 – 1 në fushën e Aris Limassol.

Mesfushori shqiptar dha pasimin për golin e tretë. Më tej shkoi edhe Qarabag i Redon Xhixhës, si vendi i dytë në Grupin H, aty ku zotëroi Bayer Leverkuesen që e mbylli në krye me pikë të plota. Ekipi gjerman fitoi thellë 5 – 1 takimin e fundit me Molde. Atalanta e Berat Gjimshitit që e kishte siguruar më herët kreun e Grupit D mundi 4 – 0 Rakoë.

Në Conference League festuan Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, pasi Legia do të jetë ende në garë falë suksesit 2 – 0 me Alkmaar. Në këtë aktivitet e mbylli me pikë të plota Viktoria Plzen që ishte në të njëjtin grup me Ballkanin që u mund 3 – 0 nga Dinamo Zagreb në ndeshjen e fundit. Si në Europa dhe Conference League ka ekipe të njohur, Liverpool, Milan, Ajax, Feyenoord apo Marseille.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article