Mbylli mandatin në OKB, qeveria dërgon në BE Ferit Hoxhën

9 months ago 7
15:45 17/01/2024

Hoxha në Kuvend: Prioritet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe hapja e kapitujve

Ferit Hoxha pritet të drejtojë misionin diplomatik të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Qeveria i besoi këtë post pas përfundimit të mandatit si ambasador në Organizatën e Kombëve të Bashkuara. Së fundmi, Hoxha raporti në komisionin e Jashtëm në Kuvend ku shpalosi prioritet në një periudhe të rëndësishme siç ndodhet vendi ynë me procesin e negociatave.

“Hapi i parë në muajt e ardhshëm është mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe hapja e bisedimeve me kapitujt e grupit të parë me synimin që pavarësisht fillimit të vonuar në krahasim me vendet e tjera dhe këtu kam parasysh Malin e Zi dhe Serbinë…”

Hoxha tha sa do të punojë ngushtësisht me institucionet e BE dhe në konteksin e llogaridhënies.

“Procesi i integrimit europian është të paktën një “tango” dhe duhet të kërkojmë që institucionet e BE të paraqesin një axhendë të qartë për integrimin gradual dhe të përshpejtuar me hapa konkret, mundësisht brenda këtij gjashtë mujori.”

Hoxha pritet të jetë edhe rezident dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Ndërsa Suela Janina, e cila ka mbajtur postin e kryediplomates pranë Bashkimit Evropian është propozuar si kandidate për ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article