Mbyllja e hetimi dhe tërheqja e akteve/ Çfarë pritet të ndodhë me çështjen “Partizani” dhe pesë të pandehurit! Pas 10 ditësh…

1 month ago 22

Avokatët e të pandehurve për dosjen Partizani, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, kanë firmosur përfundimin e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme dhe kanë marrë në dorëzim aktet hetimore.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se të pandehurit kanë 10 ditë kohë afat për të bërë pretendimet në lidhje me aktet e dosjes hetimore.

Pas përfundimit të afatit çështja dërgohet për gjykim.

Më pas me anë të një shorti caktohet një gjyqtar në lidhje me seancat paraprake.

Gjykatësi ka të drejtë të nisë gjykimin, të kthejë pas dosjen për plotësimin e akteve, apo të pushojë çështjen, gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article