“Me 10 lojtarë luftuan si luanë!”, Inzaghi vlerëson Napolin & merr në shtëpi një tjetër superkupë

7 months ago 9
Reklamë
11:50 23/01/2024

Interi ngre Superkupën e Italisë për herë të tetë në histori. Në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mundi minimalisht Napolin dhe festoi trofeun e parë sezonal. Asnjë si tekniku italian, i cili shkon në pesë Superkupa të fituara, duke vendosur rekord.

Zikaltrit e ngrenë trofeun për herë të tretë radhazi, duke barazuar Milanin. Simeone la skuadrën e Napolit me 10 lojtarë që nga minuta e 60, por të kaltrit u mbrojtën mirë, deri në shtesë, ku Lautaro Martinez realizoi golin e fitores. Për argjentinasin, kjo është rrjeta e 29 në këtë sezon. Trajneri Inzaghi tregoi emocionet për triumfin e arritur.

Komplimentet i duhen bërë fillimisht Napolit, që bëri një ndeshje të shkëlqyer! Me 10 lojtarë luftuan si luanë! Pastaj humbja në minutën e 90-të sjell trishtim. Ndërsa unë duhet të përgëzoj djemtë e mi! Treguam shumë përqendrim! Jam i kënaqur me lojtarët, e për klubin që në këto tri vite ka bërë të mos mungojë asgjë”, tha Inzaghi.

Ndërsa tekniku Valter Maxarri përjetoi humbjen e dytë në një finale pas asaj të viti 2012 kundër Juventusit. Pas takimit ai preferoi të mos fliste, ashtu si lojtarët për pakënaqësitë për kartonin e kuq të diskutueshëm ndaj Simeones. Nga ky kompeticion i organizuar në Arabinë Saudite, Napoli fitoi 5 mln euro ndërsa Interi 8.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article