Më 18 tetor nis Censi i Popullisë e Banesave, Mazniku: Procesi do jetë digjital! Përgjigjia e pyetjeve, detyrim ligjor për qytetarët! Kush refuzon për 3 herë, gjobitet

1 year ago 49
Reklamë

Tetë mijë persona janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave, i cili pritet të nisë më 18 shtator, duke mbledhur të dhëna në 6 javë. Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se “Censi i Popullsisë dhe Banesave” do të jetë një proces që kryhet sipas standardeve europiane. Puna për Censin, Mazniku tha se ka nisur para katër vitesh por u ndërpre për shkak të pandemisë.
“Censi është një ushtrim që bëhet njëherë në 10 vjet e bën gjithë Evropa për të vlerësuar çdo 10 vjet numrin e banorëve që kemi. Puna për të është nisur që para 4 vitesh u ndërpre prej pandemisë. Por është pjesë e detyrimeve tona së pari. Të dhënat janë të rëndësishme në përcaktimin e investimeve publike, buxhetimin. Për të pasur mundësi për të fokusuar financimet brenda territoreve të caktuara. Sasia e ujit që është çuar në një zonë varet sa banorë ka ajo zonë. Procesi ka nisur prej 4 vitesh. Me intensitet më të madh katër vite e fundit.”
I gjithë procesi i Censit do të kryehet në mënyrë digjitale dhe përgjigja ndaj procesit nga ana e qytetarëve është detyrim ligjor.

LEXO edhe…
Mbyllet censusi në Maqedoninë e Veriut
“Njerëzit janë gati, kapacitetet janë ngritur. Këtë herë i gjithë procesi i censit do të ndodhë në mënyrë digjitale. Ndryshe nga herët e tjera që bëhej me letër. Pyetësori është 18 faqe. Përgjigja ndaj censit është detyrim ligjor.”
Nëse qytetarët nuk u përgjigjen pyetjeve as herën e tretë kur në shtëpi u shkon anketuesi, atëherë do të gjobiten.
“Anketuesi të vjen 3 herë, ata që nuk pranojnë ti përgjigjen gjobiten.Procesi i mbledhjes së të dhënave zgjat 6 javë. Të dhënat më pas vijnë pranverën e vitit që vjen”.
Një përgjigje s ai përket Censit, ministry ka pasur edhe për kritikat e opozitës. Sipas tij ligji është strikt dhe siguron provatësinë e të dhënave të qytetarëve.
“Ligji për censin dhe instat është shumë strikt. Qytetarët të kenë sigurinë maksimale se çdo e dhënë ruhet vetëm nga instat, nuk u transmetohet asnjë tjetër.Të dhënat pasi mblidhen nuk lidhen më me personin. Mblidhen që të mos jepet e dhëna dy herë ng ai njëjti person. Kjo metodologji përdoret nga të gjitha vendet evropiane”.
“Përgjigja ndaj censit është detyrë patriotike. Sa veta jemi në Shqipëri sa janë meshkuj ferma, sa janë të moshuar, moshë e mesme sa jetojnë në zona urbane sa në ato rurale”.

Read Entire Article