Me 31 vota pro dhe 12 kundër! Këshilli bashkiak i Shkodrës miraton buxhetin e vitit 2024

10 months ago 21

Me 31 vota pro dhe 12 kundër, Këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi buxhetin e 2024-ës dhe projektbuxhetin afatmesëm 2024-2026.

Buxheti, i parë i socialistëve në krye të bashkisë Shkodër, kap vlerën e 2.6 miliard lekëve dhe është i orientuar drejt investimeve dhe shërbimeve, duke e projektuar bashkinë Shkodër drejt forcimit të ekonomisë, zhvillimit social – kulturor.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Benet Beci vuri theksin tek investimet e mëdha që do të bëhen në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, për ta kthyer Shkodrën në një qendër të rëndësishme ekonomike për rajonin.

Opozita njëzëri votoi kundër dhe e cilësoi mungesë transparence të gjithë procesin, pasi materiali u dorëzua në limitet kohore. Por megjithë votën kundër, mazhoranca në këshill e PS dhe PSD i dha dritën jeshile këtij dokumenti që do të kalojë për aprovim në prefekturën e Shkodrës.

Top Channel

Read Entire Article