Më 5 Tetor shpallet vendimi për inceneratorin e Elbasanit

11 months ago 16
Reklamë
11:53 21/09/2023

Gjykata e Posaçme do të shpallë me 5 Tetor në orën 13:00 vendimin për inceneratorin e Elbasanit. Lefter Koka ka dorëzuar në gjykatë një raport për gjendjen e tij shëndetësorë që nuk është e mirë.

Kompania Albtek Energy shpk, pretendon se nuk ka kryer korrupsion për shkak se janë paguar punonjësit dhe inceneratori është ndërtuar.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci shprehet se avokati i kompanisë ka theksuar se është cënuar parimi i gjësë së gjykuar, për shkak të vendimit nga gjykata e Elbasanit që e ka pushuar çështjen.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article