Me 75 vota pro, Parlamenti i heq imunitetin Berishës!

9 months ago 8
10:11 21/12/2023

Ka zgjatur 10 minuta seanca plenare e kësaj të Enjteje, ku u votua për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me 75 vota pro, u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.

Pjesë nga seanca:

Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.

(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)

Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte.

(Noka i afron tymuesen në fytyrë deputetit të PS).

Lindita Nikolla:Me 75 vota pro, kërkesa miratohet!/tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article