Me 938 vota pro, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike

10 months ago 50
17:43 02/12/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike me 938 vota pro dhe 55 kundër. Nga 1203 që ka Kuvendi Kombëtar për votëbesimin e Berishës kanë votuar 1000 prej tyre. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Votimi është bërë në Kuvendin Kombëtar që u mbajt këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve.  

Berisha në Kuvendin Kombëtar të PD-së u pa i shoqëruar nga bashkëshorja e tij Liri Berisha si dhe vajza, Argita Malltezi ku kjo e fundit mbajti edhe një fjalim përpara delegatëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste.

Kuvendi Kombëtar, i cili u përshëndet edhe nga deputetë të ‘Forza Italia’ miratoi një rezolutë ku i bëhet thirrje qytetarëve të bashkohen në një front të vetëm për të ndërmarrë të gjitha sakrificat që dikton koha.

Gjithashtu u votua edhe një ndryshim në nenin 63 të statutit, ku në raste të veçanta, me propozim të Kryesisë së Partisë ose të një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ky i fundit mund të miratojë ndryshime statutore, të cilat hyjnë menjëherë në fuqi dhe janë ekzekutive./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article