Me anë të disa imazheve, Kia zbulon datën e prezantimit të modelit të ri EV3

4 months ago 16
Reklamë

Edhe pse tregu i veturave elektrike “po ftohet”, Kia po vazhdon me planet e saj për modele të tjera elektrike.

Modeli i radhës do të jetë një veturë me emetim zero: EV3, përcjell Telegrafi.

Ajo u shfaq në formë koncepti nëntorin e kaluar në panairin e automjeteve në Los Anxhelos dhe tani pothuajse është gati për të qenë në qendër të vëmendjes.

Imazhet e reja të publikuara tregojnë crossover-in elektrik të gatshëm për prodhim përpara debutimit të tij më 23 maj.

Me një platformë E-GMP, EV3 do të përdorë një konfigurim 400 volt.

Ndryshe, muajin e kaluar është raportuar se modeli mund të kushtojë rreth 32 mijë dollarë dhe se mund të montohet në fabrikën e Kia-s në Monterrey, Meksikë. /Telegrafi/

Read Entire Article