“Më dha 200 mijë lekë!”/ Esmerald Balla pranon vrasjen e të atit: Jam penduar! Bashkëpunëtori i tij ndryshon sërish version: E ndihmova, por…

1 week ago 43
Reklamë

Në Gjykatën e Durrësit është mbajtur sot seanca në lidhje me masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe Edison Brahajt në lidhje me vrasjen e Enver Ballës.

Gjykata i la dy të arrestuarit në burg.

Para togave të zeza, autori e ka pranuar krimin duke u shprehur i penduar.

“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes e nuk ka kthim mbrapa”, shtoi ai.

Ndërkohë, Edison Brahaj ka deklaruar nëpërmjet avokatit te tij mbrojtës qe ne polici është dhunuar qe te pranoj bashkëpunimin, por i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, Brahaj ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu te bashkëpunimit ne vrasje.

Me pas Brahaj u shpreh se është çoban tek ferma e lopëve të familjes Balla, dhe e ka ndihmuar Esmeraldin për të fshehur kufomën.

Ai ka shtuar se Esmeraldi i ka dhënë edhe shumën prej 200 mijë lekësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article