Me disa kilogramë më shumë dhe pamje të çrregullt – Al Pacino fotografohet me të dashurën 53 vjet më të re

7 months ago 10

Aktori i njohur hollivudian dhe partnerja e tij 53-vjeç më e vogël, Noor Alfallah, janë fotografuar së bashku në Beverly Hills dhe duket se çifti i ka zgjidhur problemet që lindën në lidhje pas lindjes së fëmijës së tyre të parë së bashku.

Në fotot e publikuara ekskluzivisht nga Page Six, Pacino dhe Nooe shiheshin duke lënë një darkë intime në E. Baldi në Beverly Hills.

Alfallah u ul në sediljen e shoferit, ndërsa Pacino zuri vendin e pasagjerit pas takimit të përbashkët dhe u nisën në drejtim të panjohur.

I Wouldn’t Call It A Date,

Seems Like She’s Taking Him For A Walk Before Nap Time.#AlPacino #NoorAlfallah https://t.co/cKkcTvAPp3

— TruthAndSarcasm (@TruthAndSarcasm) February 25, 2024

Aktori duket i panjohur në fotot e fundit.

Duket se ka shtuar disa kilogramë më tepër dhe përshtypjen e përgjithshme nuk e kanë përmirësuar as flokët e shprishur dhe rrobat e gjera.

Foto: Getty Images

“Unë nuk do ta quaja këtë një takim. Duket më shumë se ajo e mori atë për një shëtitje”, bëri shaka një përdorues i Twitter.

Është hera e parë që Pacino dhe Alfallah – të cilët mirëpritën djalin Romano në qershor 2023 – janë parë së bashku që nga përfundimi i betejës së tyre për kujdestarinë katër muaj më parë. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Read Entire Article