Me finalen e fituar u thyen tre rekorde të mëdha: City, Guardiola dhe Kovacic akterët kryesorë

10 months ago 18

Manchester City arriti të triumfojë në Botërorin e Klubeve, duke mundur në finale Fluminensen me rezultatin 4-0.

Kampionët e Anglisë tani janë edhe të Botës, derisa kanë arritur t’i fitojnë pesë trofe brenda një viti kalendarik.

Kjo është hera e parë që një klub anglez arrin t’i fitojë pesë trofe në një vit kalendarik dhe këtë e bëri Manchester City i Pep Guardiolës.

Por ky nuk është rekordi i vetëm, pasi edhe dy rekorde të tjera u thyen në këtë ndeshje finale.

Trajneri i kampionëve të Botës, Pep Guardiola, u bë trajneri i parë në histori që fiton katër Botëror Klubesh, dy me Barcelonën, një me Bayernin dhe një me Cityn.

Rekordi i tretë u vendos nga mesfushori kroat i Cityt, Mateo Kovacic.

Kroati që u bë i pari futbollist që e fiton këtë trofe me tre skuadra të ndryshme Real Madrid 2016, 2017, Chelsean 2021 dhe Manchester Cityn në vitin 2023. /Telegrafi/

Read Entire Article