Më i mirë në fushë, statistikat e Florent Muslijës në përballje me Schalke 04

11 months ago 28
Reklamë

Florent Muslija po zhvillon ndoshta sezonin më të mirë në karrierë ku me Paderbornin nuk po i ndal golat.

Reklama

Në ndeshjen e sotme, ai shënoi dy gola në fitore e ekipit të tij Schalke 04 me rezultat 3-1.

Mesfushori i Kosovës luajti për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 9.1, pra më i miri në fushë, sipas SofaScore.

Muslija kishte dy harkime dhe dy topa të gjatë të saktë, ndërsa krijoi edhe dy raste për bashkëlojtarët.

Edhe në duele ishte fantastik, duke fituar dhjetë nga 12 sa i tentoi.

Me dy golat e sotme Muslija shkon në shifrën e katër shënimeve këtë edicion në Bundesliga 2./Telegrafi/

Read Entire Article