“Më ka larguar publiku ose ju produksioni”, Liberta i ndërhyn Monikës: Akuzë e rëndë, mos flisni me muhabete të parkukiereve

9 months ago 19

Emisioni “Prive”, ka realizuar një “mini reallity” me rastin e festave të fundvitit, ku të ftuar kanë qenë shumë nga ish-banorët e dy edicioneve të Big Brother VIP Kosova.

Atyre u janë bërë pyetje të ndryshme, të cilat kanë ardhur nga fansat përmes një letre që Liberta i ka lexuar para tyre në darkën festive.

Në një moment, këngëtares Monika Salihu i është parashtruar pyetja se “a do të donte që aventura e saj të vazhdonte dhe nëse do të ishte, a do të jepte më shumë nga vetja”.

“Po dua të them që më ka ardhur inat që më keni larguar ose që më kanë larguar se nuk e di”, tha Monika drejtuar Libertës, gjersa ajo ndërhyri menjëherë duke i thënë: “Këtu më duhet të ndërhyj, sepse kjo ‘më keni larguar’ është akuzë e rëndë. Këso muhabete, llafe të frizereve ka gjithandej, jo prej teje por prej njerëzve”.

“Por sa i përket daljes së banorëve, nuk dua të them që po jua garantoj por ajo që ju qet jashtë ësht♪7 vetja jote”, shtoi më tej Liberta, e cila është pjesë e Klan Kosova që organizon programin BBVK.

Ndërkohë, që këngëtarja e njohur për hitin e saj “Çika e boksierit” tha se “nuk u beson llafeve të njerëzve”, por që “a është larguar nga publiku, apo nga produksioni, këtë nuk e di as nuk do ta di”. /Telegrafi/

Read Entire Article