Më shumë minuta shtesë në Superiore

1 year ago 24
Reklamë

16:40 08/08/2023

Jareci: Arbitrat do të numërojnë sekondat e humbura

Sezoni i ri në Superiore pritet të ketë shtesa më të gjata të ngjashme me ato që u panë në finalet e Botërorit 2022. Këtë e konfirmoi Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, i cili tha se i është dhënë të numërojnë e kohën e humbur pas çdo ndalese të lojës dhe të reflektohet pas kohës së rregullt.

Sokol Jareci: I është dhënë instruksion arbitrave, asistentëve, VAR-it dhe AVAR-it, të numërojnë të gjitha sekondat që kanë qenë pjesë jo efektive e lojës (sekondat e humbura gjatë një goditje të lirë, gjatë një goditje nga këndi, gjatë një rivënie fundore, gjatë një penalltie dhe ajo që është më kryesorja, minutat e humbura pas shënimit të një goli). Të gjitha këto do të numërohen dhe në fund të dy pjesëve të lojës, do të kemi shtesa.

Sezoni 2023 – 2024 i Superiores do të fillojë më 26 Gusht. Nisja u shty me 1 javë nga Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së pas kërkesës të disa klubeve. Këtë sezon do të ketë ndryshim formati, pasi pas 36 javëve të kampionatit të rregullt do të zhvillohet një Final 4 për të vendosur ekipin kampion dhe pjesëmarrësit në kupat e Europës. Aty do të përballen skuadrat e renditura në 4 vendet e para në sezonin e rregullt.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article