“Më turp nuk ka!”, grabitja e 82-vjeçares në Divjakë, Braçe nxjerr foton: Dy fqinjë horra hynë dhunshëm në shtëpinë e saj, e dhunuan barbarisht

11 months ago 14
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar pas grabitjes dhe dhunimit të të moshuarës Kaleme Dardha, nga Divjaka.

E moshuara është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj në fshatin Shënepremte nga dy persona, të cilët janë arrestuar pak orë më vonë nga Policia.

Sipas Braçes, personat ishin fqinjë të 82-vjeçares dhe e dinin që jetonte vetëm. Braçe tha se “turp më të madh nuk ka”.

“Nëna në foto është Kaleme Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shënepremte, Divjakë. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kanë dhunuar barbarisht, katandisur kështu siç e shihni!”, bënë të ditur Braçe.

Ai ka dhe një falënderim për policinë për punën e kryer.
“Nga momenti i parë i ngjarjes deri dje në mbrëmje vonë, policia në Divjakë ka kryer çdo veprim të paraparë nga ligji, për të vënë në pranga grabitësit.
Dje në mbrëmje vonë janë lidhur me pranga, që te dy; me ta janë gjetur edhe materialet e vjedhura. Shumë shumë faleminderit policisë së Divjakës!”, vijoi Braçe.

387753725 819531503506849 7254299170860147151 N387753725 819531503506849 7254299170860147151 N

“Në anën tjetër; siç thashë, të dy grabitësit janë nga i njëjti fshat, fqinjë domethënë; me turp nuk ka! Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë më parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë!”, përfundon Braçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article