Memolla merr mandatin/ KQZ i hap rrugë betimit, opozita nuk pati ankesa pas përsëritjes në Rrogozhinë

1 year ago 23
Reklamë

Pas përsëritjes së betejës se kush do të zinte karrigen e kryetarit në Bashkinë e Rrogozhinës, socialistit Edison Memollaj iu dha mandati këtë të martë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai mori fitoren me 1752 vota më shumë në krahasim me rivalin e tij Shkëlqim Hoxhën.

Zhvillimi për herë të dytë i zgjedhjeve në Rrogozhinë më 23 korrik thelloi edhe më tej diferencën mes dy kandidatëve. Nga 21 vota më 14 maj, rezultati ndryshoi në 6658 vota për kandidatin e PS dhe 4906 vota për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë.

Bazuar në rezultat i japim mandatin Edison Selman Memollajt, kandidat I propozuar nga PS. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Duket se opozita pranoi humbjen dhe nuk paraqiti ankesa pranë KQZ brenda 5 ditëve sikurse parashikon Kodi Zgjedhor, ndaj dhe në këtë Bashki u certifikua rezultati.  Kujtojmë se pas padisë nga opozita ishte kolegji zgjedhor që shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme në bashkinë e Rrogozhinës, për shkak të parregullsive në qendrën e votimit të burgut; teksa brenda dy javësh KQZ caktoi 23 korrikun si datën e re të zgjedhjeve, ku të burgosurit u përjashtuan nga lista e zgjedhësve.

Ndërkohë, pritet që në KQZ të zhvillohet një mbledhje e fundit për miratimin e rezultatit në rang vendi për partitë politike, e kështu do të mbyllet zinxhiri i ankimimeve për zgjedhjeve vendore dhe zyrtarët zgjedhorë do të marrin pushimet.

Top Channel

Read Entire Article