“Menduam se do t’ia hidhte sëmundjes”, Ndriçim Xhepa vlerëson figurën e Mirush Kabashit: Emër i shkruar në radhën e artistëve!

10 months ago 11

Aktori Ndriçim Xhepa ka kujtuar sot dhe vlerësuar figurën e Mirush Kabashit.

Në një lidhje telefonike për News24, Xhepa u kthye pas në kohë, kur luajti për herë të parë me Kabashin në filmin ‘Kohë e largët’, ndërsa theksoi se ky i fundit ishte maniak i përpikërisë.

“Lajm i trishtë në këtë mëngjes dhjetori. Është lajm i trishtë për bashkëshorten, për dy vajzat e tij dhe komunitetin e teatrit të Durrësit, ku punoi për shumë vite. Ka pasur edhe prezencë në televizionin shqiptar, në spektakle të fundvitit dhe më pas erdhi në teatrin Kombëtar pas viteve 2000. Ka bashkëpunuar me të gjithë kolegët. Ishte prezent në shumë institucione dhe për spektatorin dhe artdashësit që prekën artin e tij. Mirushin, e kam takuar shtatorin që kaloi. E pashë mirë nga ana psiko-fizike, pasi kishte disa kohë që vuante nga kjo sëmundje e rëndë. Ishte natyrë vitale, sikur nuk e ndjeje fare që ai kalonte një situate të tillë. Ndejmë dhe biseduam dhe menduam se do t’ia kalonte. Por ja që s’paska qenë e thënë. Pasi ai ishte notar, sportist, nuk përdorte alkool dhe as cigare, por nuk qenka e shkruar. Ishte një aktor punëtor, maniak dhe me ekzigjenca të mëdha. Ne jemi bashkuar në javët e fundit të filmit ‘Kohë e largët’, ishim në ishullin e Prespës dhe punuam vetëm bashkë dhe vura re një maniakëri.”, tha Xhepa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article