Mërgimtari që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Itali, ishte një DJ tejet i njohur

6 months ago 5

Hysni Qestaj, 41-vjeçari nga Kosova i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë të dielën në Italinë veriore, ishte një DJ mjaft i njohur.

I ndjeri me prejardhje nga Juniku, ishte i njohur me emrin artistik “DJ Style Q”.

Lajmi për aksidentin e tij tragjik kishte tronditur mediet e huaja e po ashtu edhe ato vendore.

Ai kishte vozitur një Ferrari në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik dhe brenda ishte po ashtu edhe një grua që humbi jetën, por identiteti i saj nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve të medieve italiane, i ndjeri kishte lëvizur me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe vetura kishte rrëshqitur në rrugën e lagur dhe është përplasur në rrethojat e rrugës.

Foto: Pamje të aksidentit tragjik ku humbi jetën Hysni Qestaj / Corriere Del Ticino

Pas kësaj vetura e tyre, me targa të Zvicrës ka shpërthyer në flakë. /Telegrafi/

Read Entire Article