Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 42-vjeçari, Klered Bozhanaj, u arrestua rreth 24 orë pas ngjarjes së rëndë. Policia ka lokalizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Sipas burimeve mësohet se është kapur në momentit që ka shkuar në banesën e tij. Fillimisht ka pasur rezistencë duke debatuar me punonjësit e policisë që kanë mbajtur nën vëzhgim banesën, por më pas është arrestuar.
Klered Bozhanaj, plagosi me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave”, teksa ky i fundit po e kontrollonte. Policia ishte sinjalizuar se ai po lëvizte i armatosur, por sapo ka pikasur uniformat blu ka gjuajtur me armë zjarri.