Mes Lulzim Bashës dhe Gjergji Hanit, demokrati voton Bardhin për kryetar

1 year ago 22
Reklamë

Një demokrat ka zgjedhur që të “votojë” Gazment Bardhin si kryetar të PD-së në zgjedhjet e sotshme, dhe jo kandidatët në listë Lulzim Bashën apo Gjergj Hanin.

Sikurse duket në fletën e votimit e cila është e pavlefshme, demokrati ka shkruar emrin e Gazment Bardhit, dikur krahu i djathtë i Bashës, sot rival i tij brenda PD-së.

Në të gjitha qendrat është mbyllur procesi i votimit ndërsa ka nisur numërimi i votave për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Nga 25 mijë anëtarë të thirrur të votojnë deri në orën 17:00, kishin votuar 13 700 anëtarë.

Top Channel

Read Entire Article