Mesazhi i diplomates amerikane, avokati: VanHorn foli shqip, me qëllim për t’i dhënë mesazhe Berishës dhe Metës

1 month ago 12
Reklamë

Avokati Idajet Beqiri thotë se e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn foli shqip në mesazhin e saj, me qëllim për t’i dhënë mesazhe Sali Berishës, i shpallur “non grata”, por edhe Ilir Metës. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se SHBA është mbështetësja kryesore për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe reformës në drejtësi.

“Në fakt, ne duke qenë edhe vend i NATO-s, sigurinë tonë kombëtare e mbështesim te SHBA. Ne i konsiderojmë ata, edhe ata ne, aleat strategjik, kemi arsye pse. Ata, ne na kanë dhënë shtetin e Kosovës dhe po na japin shtet të fuqishëm në Shqipëri.
Shtetin ligjor, e bën ligji i fortë, reforma në drejtësi, ata janë mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi. Nga ana tjetër, ata realisht SHBA, me gjithë ambasadorët që kanë sjellë në Shqipëri, kanë sjellë figura të tilla, ata nga niveli që kanë qenë, kanë qenë sikur të ishin presidentë apo kryeminsitra të Shqipërisë.

Edhe nga prania e tyre në çdo situatë të vështirë, ngjarjet e vitit 1997, grushti i shtetit në 1998 dhe situatat e vështira që ka kaluar Shqipëria në pushtetin korruptiv të Berishës dhe Metës. Kjo e fundit, dinte shqip shumë mirë, ajo është e bindur se disa mesazhe duhet të jepen edhe në shqip, që t’i dëgjojë veshi i këtyre që mbushin me antishqiptarizëm, të dëgjohen mesazhet amerikane, ajo vjen edhe nga një përvojë e jashtëzakonshme e atyre fuqive, që janë dashakeqet e shqiptarëve, Rusia dhe Serbia”, theksoi ai.

Read Entire Article