Mesazhi i fuqishëm që Kupchan dha me deklaratën e fundit – ja pse paralajmërohet Serbia!

2 months ago 10

Bisedimet dhe takimet e shumta mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nuk arritën ende të sjellin një marrëveshje finale dhe njohje reciproke.

Natyrisht që ndërkombëtarët për këtë çështje po vazhdojnë të jenë këmbëngulës, por është Serbia ajo e cila nuk po arrinë të bindet për një marrëveshje finale.

E së fundmi, për njohjen reciproke ka folur Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown në Uashington.

Ai në një intervistë së fundmi tha që njohja e Kosovës është një histori e përfunduar.

Ai thotë se pavarësisht se kush bëhet president në Amerikë nuk pret shumë nga Serbia.

“Sinqerisht, nuk shoh shumë ndryshim kur është komuniteti serb, kushdo që të bëhet president i SHBA-së”, thotë Kupchan.

Megjithatë, Kupchan pret që Serbia të përballet me realitetin.

Unë besoj se Serbia me siguri do të vendosë t’i kthehet jetës reale më shpejt se më vonë, dhe kjo do të thotë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe fundi i flirtit me Rusinë. Mund të them me siguri se kjo do të ndodhë. Prandaj na duhet vetëm udhëheqje e guximshme në Beograd, aq sa nuk e kemi parë tani”.

Mirëpo duke parë këtë deklaratë, a mund të themi që shpejt Serbia duhet detyrimisht të përballet me realitetin?

Qarri: Serbia duhet të përballet me këtë realitet

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image

Gani Qarri

Ai thotë se kjo deklaratë e Kupchan është një mesazh i fortë për Serbinë, kjo sepse e njëjta nuk do të ketë rrugë tjetër përveç se ta njohë Kosovën.

Sipas tij, Serbia duhet t’iu jap fund flirteve me Rusinë.

Deklarata e profesorit të mirënjohur amerikan në Universitetin Georgetoën në Uashington,Charles Kupchan se njohja e Kosovës është një histori e përfunduar dhe sa i takon çështjes saj, kushdo që të zgjidhet president i ardhshëm në SHBA, ai nuk sheh ndryshim në politikën amerikane, i cili thotë se Serbia duhet të përballet me këtë realitet, padyshim është një porosi e fortë dhe paralajmërim i fuqishëm që Serbia përfundimisht duhet ta kuptojë dhe të heq dorë nga propaganda e kotë, e të fokusohet për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Profesori Kupchan këtë deklaratë e jep i bindur se Serbia me siguri, duhet, por edhe nuk ka rrugëdalje tjetër përveçse t’i kthehet jetës reale, madje sa më shpejt, që ajo e bënë këtë, aq më mirë do të jetë edhe për vet Serbinë, që përfundimisht të përqendrohet në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ti kthehet Evropës, ku pretendon të inkuadrohet dhe tu jap fund flirteve me Rusinë, gjë që sipas profesorit, edhe do të ndodhë me ardhjen e një udhëheqje tjetër, më të guximshme në Serbi dhe jo si këto që kemi parë deri më tani”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që nuk mund të ketë një datë të caktuar se kur do të ndodhë njoha reciproke por normalizimi i marrëdhënieve, është i prejudikuar të ndodhë gjithsesi.

“Se si dhe kur do të ndodhë kjo njohje dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, varet kryekëput edhe nga suksesi i shtet ndërtimit të Kosovës, bashkëveprimi i segmenteve politike në vend, për çështjet e shtetit dhe mbështetja me diplomat të zgjedhur e pragmatik si dhe përpjekje të vendosura të SHBA-ve, për stabilizim dhe normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke këmbëngulur në mbylljen e qendrave të agjenturave ruse në Serbi dhe rajon, të cilat kanë për qëllim, dhe vetëm presin rastin, për të nxitur destabilitet e konflikte të reja, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin jugperëndimor që nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi e deri te Maqedonia e Veriut.

Normalizimi i marrëdhënieve, është i prejudikuar të ndodhë gjithsesi edhe për faktin se Qeveria Kurti me shtrirjen, për herë të parë, që nga paslufta, të shtetësisë, rivendosjen e rendit e të ligjit dhe stabilizimin e plotë të veriut të Kosovës, si në gjithë territorin e vendit, tanimë i`a ka hequr nga duart Serbisë edhe adutin e vetëm dhe më të fuqishmin, ku ajo pretendonte se ka pushtet, pasi që as në veri, nuk është më asgjë, si me qeveritë e inkriminuara, të cilat në vend të luftimit të kriminelëve dhe krimit të organizuar, bashkëpunonin me ta dhe kishin kthyer veriun e Kosovës, në "rezervat" të krimit dhe bandave terroriste serbe”, foli Qarri për “Bota sot”.

Burjani: Kosova është histori e suksesit

Image

Blerim Burjani

Ndërsa, juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se Serbia është në dijeni që Kosova që nga viti 2008 është shtet i pavarur, mirëpo për arsye mitologjike nuk e pranon një realitet të tillë.

Ashtu siç është thënë dhe bërë më 17 shkurt 2008, Kosova është histori e suksesit, Të gjithë e din madje edhe Serbia e din këtë. Por, për arsye të tyre mitologjike, historike dhe juridike e mashtrojnë popullin e vet. Pra, ata e dinë se në Kosovë nuk kanë më asgjë, por për arsye mitologjike dëshiron të flas për Kosovën”, foli ai.

Juristi ndër të tjera, shtoi që Serbia do ta njohë Kosovën në një formë, mirëpo jo plotësisht dhe ndërkombëtarisht.

“Serbia po shtyhet nga Perëndimi që ta njohë në ndonjë formë apo model Kosovën dhe të ruaj ëndërrat dhe përrallat për Kosovën si lule të tyre, e mitologji jo normale. Pra, Kosova nuk do të njihet nga Serbia për arsye mitologjike që ka apo histori të rrejshme që ka krijuar, njëjtë sikur me thënë Perandoria otomane që nuk ekziston më, për Kosovën pjesë të saj. Pra, s’ka asgjë prej kësaj teme, Serbia në një model do ta njohë Kosovën, por asnjëherë plotësisht dhe ndërkombëtarisht”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Read Entire Article