Mesazhi i Lajçak rreth Kaja Kallas - Ja ndryshimi që mund ta ketë procesi i dialogut Kosovë - Serbi me udhëheqjen e re të BE- së!

2 weeks ago 39
Reklamë

Zgjedhjet në Evropë sollën ndryshime tek akterët kryesorë në bartësit e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ky proces sigurisht se do të ketë ndikim edhe në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Kaja Kallas pritet ta zëvendësojë Josep Borrellin si përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian dhe natyrisht që ky zëvendësim po pritet të jetë pozitivë për Kosovën, mirëpo njejt nuk mendon edhe emisari Lajçak.

Ai së fundmi ka deklaruar se nuk beson se do të ketë marrëveshje të re në dialogun Kosovë-Serbi gjatë udhëheqësisë së re të Bashkimit Evropian.

Lajçak thotë se është iluzion të besohet se me përfaqësuesen e re të Lartë të BE-së, papritur do të ketë një proces të ri dhe se në Marrëveshjen e Ohrit kanë punuar mendjet më të ndritura dhe se e njëjta mbështetet plotësisht nga të 27 vendet anëtare.

Ai tha se palët duhet ta zbatojnë atë që kanë rënë dakord. 

“Dhe përsëri, nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje të re. Sepse nëse do të kishte një marrëveshje më të mirë, dikush do ta kishte propozuar. Janë mendjet më të ndritura që kanë punuar për këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje mbështetet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara, nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Gjermania, Franca dhe Italia. Pra, është përsëri një iluzion të besosh se me përfaqësuesin e ri të Lartë [të BE-së], papritur do të ketë një proces të ri”, u shpreh ai.

Mirëpo, a mund të jetë ndonjë deklaratë kjo e Lajçak që i prinë ‘frikës’ se Kaja Kallas mund të sjellë proces të ri, ndryshe nga mënyra e drejtimit të dialogut deri tash?

Tahiraj: Uroj që në vend të Lajçakut të caktohet ndonjë austriak apo gjerman

Image

Saim Tahiraj

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.

Ai thotë se kjo deklaratë e Lajçak shpreh një realitet që do të vazhdojë me znj. Kallas, mirëpo që shpreson se nuk do të ketë anshmëri siç vepruan Borrell dhe Lajçak.

Sipas tij, nuk duhet të pranohet ndërmjetsues nga shtetet sllave që historikisht i kanë luftuar shqiptarët.

“Mendoj se kjo deklaratë nuk është shprehje e frikës se mund filloj një proces i ri negociator, por një realitet që do vazhdoj edhe me Kallas. Çfarë mund të ndodhë dhe të shpresojmë se nuk do të ketë njëanshmëri siç vepruan Borrell dhe Lajçak, njëashmëri përkrahje në anen serbe. Uroj që në vend të Lajçakut të caktohet ndonjë austriak, gjerman apo së paku nga një vend që ka njohur pavarsinë e Kosovës. Nuk duhet të pranohet ndërmjetsues nga shtetet sllave që historikisht i kanë luftuar shqiptarët dhe mbështeur serbët sepse humbet besimi i shqiptarëve . Gjithashtu nuk duhet pranuar ndërmjetsues nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës, një shembull shumë i keq që provuan gjerë më tani”, foli ai.

Më tej, Tahiraj theksoi që SHBA mund ta shtyjë këtë process para dhe me sukses.

Gjithashtu, ai shton se Evropa ende nuk është larguar nga ndikimi rus, përkundrazi përmes shteteve sllave dhe miqëve të vjetër, Rusia ka ndikim të fuqishëm.

Pala e Kosovës duhet të këmbëngulë që SHBA -ës të marrin rolin udhëheqës në këto bisedime. Evropa është treguar jo serioze dhe e pafuqishme të udhëheq këtë proces, andaj kanë stagnur dhe pa asnjë rezultat. Vetëm fuqia e SHBA -ës mund ta shtyj këtë proces përpara suksesshëm dhe të garantoj qëndrushmërinë e suksesit në afatgjatë. Evropa ende nuk është larguar nga ndikimi rus, përkundrazi përmes shteteve sllave dhe miqëve të vjetër, Rusia ka ndikim të fuqishëm. Pikërisht fal këtij ndikimi sanksionohet viktima-Kosova dhe shpërblehet xhelati-Rusia”, u shpreh Tahiraj për “Bota sot”.

Burjani: Mendoj se mbrojtja e Marrëveshjës së Ohrit është diçka që nuk duhet të ndryshojë

Image

Blerim Burjani

Ndërsa juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet skeptik se procesi i dialogut do të ketë përparim.

Sipas tij, ka mungesa Marrëveshja e Ohrit dhe pa disa ndryshime në atë është e kot të kemi përfaqësues të ri për dialog me probleme të vjetra dhe pa zgjidhje.

Mendoj se mbrojtja e Marrëveshjës së Ohrit është diçka që nuk duhet të ndryshojë, mendoj se marrëveshja e Ohrit mund të modifikohet dhe konkretizohet, më shumë dhe të zgjerohet. Palët duhet ta mendojnë mënyren se si ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, Serbia e refuzon ta nënshkruaj një marrëveshje të tillë, Kurti asnjëhere nuk e bën Asociaiconin atëherë duhet modifikim dhe ndërtim shtesë i Marrëveshjës së Ohrit, kështu si është nuk ec, është kot të zgjedhet një përfqësuse i ri për dialog dhe me probleme të vjetra dhe pa zgjidhje”, theksoi juristi.

Në fund, ai nënvizoi që nuk është optimist për Marrëveshjen e Ohrit nëse ajo nuk pëson ndryshime.

“Pra duhet dhe mund të pësoj ndryshime kualitative marrëveshja, duhet analizuar se çfarë t’i shtohet kësaj marrëveshje, ndryshe kjo nuk zbatohet nga palët sepse asnjëra palë nuk fiton gjë, as për së afërmi çfarë kërkon. Nuk jam optimist se me këtë Marrëveshje do të ec përpara procesi”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Read Entire Article