Messi e Ronaldo sfidohen sërish

10 months ago 11
14:09 12/12/2023

Inter Miami turne miqësor në Arabinë Saudite, duelon me Al-Hilal e Al-Nassr

Pas disa sezonesh rivalitet në distancë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do përballen sërish në të njëjtën fushë. Dyshja ikonë e futbollit në vitet e fundit do të sfidohen më 1 shkurt 2024 në një përballje miqësore, por që shpërblehet me trofe.

Kupa e Riadit do të diskutohet mes tre skuadrave, ku pjesë do të jenë skuadra amerikane e Lionel Messi, Inter Miami dhe dy skuadrat arabe, Al Hilal dhe Al Nasër. Skuadra nga Florida do të mas forcat fillimisht me Al Hilal, sfidë për tu zhvilluar në Riad më 29 janar.

Ndërsa tre ditë më pas, Inter Miami do të mas forcat me Al Nasër e Cristiano Ronaldos. Argjentinasi dhe portugezi të cilët janë përballur më shumë se 30 herë në karrierën e tyre, kryesisht në ‘El Classikon’, Real Madrid-Barcelona kanë fituar 13 çmime Topi të Artë mes tyre, me argjentinasin që kryeson garën tetë me pesë.

Messi mori një ofertë për të luajtur në ligën saudite pasi u largua nga Paris Sën Zhërme, por zgjodhi të nënshkruante me Inter Miami, ku e udhëhoqi skuadrën drejt një trofeu të Kupës së Ligës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article