Mesut Ozil krijon ‘skuadrën e ëndrrave’ të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

11 months ago 39
Reklamë

Legjenda me prejardhje turke, Mesut Ozil po shijon pensionin e tij nga futbolli duke shikuar sezonin 2023/24 të Ligës së Kampionëve.

Ish-mesfushori i Arsenalit ka ardhur me një ‘ekip ëndrrash’ me lojtarë nga skuadrat e përfshira në garë këtë sezon.

Vetëm Bukayo Saka vjen nga Arsenali në këtë formacion të zgjedhur nga Ozil, ndërsa nuk mungojnë yje të mëdha dhe veteranë.

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland gjenden në sulm, ndërsa në mesfushë ka zgjedhur emra si Rodri, Ivan Rakitic, Edouardo Camavinga dhe Leroy Sane.

Në mbrojtje, ish-ylli gjerman ka zgjedhur Antonio Rudiger dhe Ruben Dias, ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe miku i tij i mirë, Sergio Ramos.

Në portë, Ozil ka zgjedhur ish-bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Gjermanisë, Manuel Neuer.

Ndryshe, Ozil, i cili ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit deri në vitin 2021, kishte privilegjin të shikonte Sakën të depërtonte në ekipin e parë dhe të vendosej si një lojtar kyç në Emirates.

Ekipi i ëndrrave i Ozilit në Ligën e Kampionëve 2023/24:

/Telegrafi/

Read Entire Article