Meta “bën bilancin” e pagave dhe pensioneve: Qeveria shqiptare nuk ka prioritet qytetarët. Mali i Zi…

8 months ago 14

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se qeveria shqiptare nuk ka prioritet qytetarin.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka bërë një krahasim të pagave dhe pensioneve në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ndërsa ka shtuar se në vendin tonë rekord mbajnë edhe çmimet, nisur që nga ato të produkteve ushqimore e deri te karburantet.

Postimi i plotë:
Pensioni minimal këtu në Shkodër dhe në Shqipëri është 128 Euro.
A e dini sa është në Malin e Zi? Në Malin e Zi është 450 Euro.
Paga minimale bruto në vendin tonë dhe në Shkodër është 384 Euro, në Malin e Zi është 533 Euro. Paga mesatare bruto në Shqipëri është 662 Euro, në Malin e Zi është 1100 Euro. Ama po të marrin çmimet, se për pagat ata janë gati dyfishi, pensionet janë trefishi më lart, tek çmimet ne e lëmë shumë mbrapa Malin e Zi, që nga qumështi, që nga karburanti, që nga mishi, që nga veza edhe çdo gjë tjetër.
E përse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse qeveria këtu nuk ka prioritet qytetarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article