Meta uron besimtarët për Krishtlindjet: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju!

9 months ago 6

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë dhe shqiptarët, për festën e Krishtlindjes.

Meta uron bekimet dhe ngrohtësinë e Zotit për të gjithë, veçanërisht ata që përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë.

“Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.

Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar”, thuhet në mesazhin e kreut të PL-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article