Meta zbulon dëshirën për kuzhinë: Dua të ha fasule

2 weeks ago 29
Reklamë

Presidenti i Partisë Ilir Meta, i cili prej disa ditësh ndodhet në kampin e Jalës, është bërë pjesë e trendit për të bërë podcast, ku dhe i është përgjigjur disa pyetjeve interesante. Meta ka folur në lidhje me ushqimet e preferuara, ku sipas tij në vend të parë mbeten fasulet dhe bishtajoret e tjera. Sa i takon frutave, Meta tha se të preferuarat e tij janë shegët dhe fiqtë.

Pyetje: Kaq mjafton për tu dukur, se në çfarë niveli ka qenë. Duke qenë se jeni një tip shumë patriot, doni shumë Atdheun, udhëtoni në Shqipëri, e promovoni Shqipërinë, në mënyrën tuaj. Do më thoni gatimin tuaj të preferuar, zonë specifike dhe çfarë ju ka pëlqyer më shumë?

Përgjigje: Tani tek gatimi i preferuar është pak problem, sepse pasi erdhëm nga një sistem me shumë probleme, dhe kufizime ushqimore, siç ishte komunizmi. Pavarësisht se unë nuk mund të ankohem, për nivelin e kohës, për arsye sepse prindërit ishin me punë relativisht të mira, dhe me paga të mira për atë kohë, dhe nuk mund të themi që na ka munguar ndonjë gjë.

Siç për fat të keq u ka munguar një pjesë shumë të madhe të popullsisë. Por, e them me të qeshur këtë që, kishim një lloj alergjie nga fasulet, sepse fasule kishim kudo.

Dhe kur shkonim në aksion, ne që ishim më të rinj kishim fasule, kur bënin zbor në Mamurras kishim fasule, çaj. Po ja që tani ndodh, që pas 25-30 vitesh, prapë gjella më e preferuar për mua tani, unë jam rikthyer tek fasulja.

Për arsye se është shumë e shëndetshme, është jashtëzakonisht positive për shëndetin. Po nëse 2 herë, ose 3 herë nuk ha fasule, ose diçka të ngjashme me to siç janë thierrzat, apo ku di unë. E kam pak si të vështirë. Kështu që…

Por sigurisht, në ta kaluarën kam preferuar shumë spaghetti me vongole. Është një nga ushqimet e mia më të dashura, më të preferuara.

Pastaj po të flasim ato të guzhinës italiane, aty pastaj është problem i madh, sepse rikthehemi në peshën që kemi pasur, që kështu ngelemi tek fasulet. Ato që ishin një problem dikur, tani janë gjëja ime më e preferuar, dhe këtë e dinë të gjithë, e sidomos fasulet e kuqe, larushe apo të zeza.

Ndërsa me frutat, meqenëse nuk më pyete. Takova dikë nga Roskoveci, nga Kujani. Dhe Kujani ka disa nga shegët më të mira në Shqipëri, siç ka edhe Lezha, dhe shumë zona të tjera.

Kur vjen sezoni i shëgëve të gjithë e dinë që unë i dua shumë shegët, më sjellim gjithmonë shegë nga zona të caktuara të Shqipërisë.

Edhe Skrapari i ka shumë të mira. Edhe unë kur marr shegët që kam kohë, vesh ndonjë bluzë të kuqe, ose vendos diçka të kuqe këtu, dhe më pëlqen gjithmonë, që edhe ti marr ato kokrrat me duart e mia.

Sigurisht edhe fiqtë më pëlqejnë, por janë një grackë e madhe, sepse të duket sikur nuk të rëndojnë, por pastaj kthehen në një shqetësim.

Read Entire Article