Mezani thotë se i vije keq për humbjen në minutën e fundit

10 months ago 8

Gjilani ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Albi Mall Superligë, teksa është mposhtur nga Dukagjini në udhëtim 1-0.

Vendasit morën tre pikë me një gol të shënuar në minutën e fundit nga Faton Neziri.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka thënë se i vije keq se si pësuan në fund golin, pasi nuk kishin më hapësirë as për reagim.

“Është për të ardhur keq se si pësuam gol në minutën e fundit, pasi nuk kishim më kohë as për të reaguar”, tha Mezani.

“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve që luftuan shumë, por më vije keq për humbjen e pësuar. Tani kemi edhe një ndeshje dhe duhet të japim maksimumin për të marrë rezultat pozitiv”, u shpreh Mezani.

Gjilani pas 17 xhirove të zhvilluara deri më tani ka 17 pikë dhe zë vendin e tetë në tabelë. /Telegrafi/

Read Entire Article