Michel për Kolegjin Evropian në Tiranë: Mundësi e madhe për të rinjtë e rajonit dhe Shqipërinë

1 year ago 12
18:03 16/10/2023

Gjatë inagurimit të Kolegjit Evropian në Tiranë, ka mbajtur fjalën e tij edhe Presidenti i Këshillit të Evropian Charles Michel.


Ai u shpreh se është mbresëlënëse se si një ide ka marrë formë reale për 9 muaj. Michel theksoi se ky Kolegj do të jetë një mundësi e madhe për Shqipërinë dhe brezat e të rinjve që do të përfundojnë studimet aty.

“Kur ju Edi e hodhët këtë ide në Dhjetor të vitit të shkuar, mendova se duhej kohë, por vetëm pas 9 muajsh ja ku jemi dhe është vërtet mbresëlënëse. Në vitin 1992 u krijua dega në Poloni dhe ashtu këto vende pas rënies së perdes së hekurt u bënë gati për anëtarësimin në BE, dhe tashmë kemi një degë tjetër në një moment kur Shqipëria dhe vendet e Ballkanit po bëhen gati për të ardhmen në BE. Kjo degë e Kolegjit të Evropës do t’ju ndihmojë për t’ju përgatitur për Evropën, duke e sjellë më pranë rajonit. Duke ndërtuar ura të përbashkëta, do jetë një mundësi për breza të rinjsh nga rajoni, Evropa dhe bota, para se të vazhdojnë në botë për të bërë më të mirën e tyre. Mezi presim brezin e parë të atyre që do përfundojnë studimet në këtë Kolegj”, u shpreh Michel./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article