Mijëra njerëz shiheshin të vërshonin sot në Bazilikën e Guadalupes në kryeqytetin meksikan në ditën e celebrimit të Virgjëreshës.
12 dhjetori është nga datat më të rëndësishme në kalendarin katolik të vendit, Dita e Virgjëreshës së Guadalupe, kur pelegrinët vijnë për homazhe ndaj Virgjëreshës Mari.
Zyrtarët llogarisnin se rreth 10 milionë njerëz do të vizitojnë bazilikën në dy ditët në vijim prandaj ishin përgatitur me stafin e plotë të punonjësve të shërbimit dhe të policisë.
Drejtori i Basilikës së Guadalupe, Gustavo Watson, tha se kisha do të jetë e hapur nga ora 6 e mëngjesit deri në 9 të darkës dhe nëse do të jetë e nevojshme orari do të zgjerohet.
Festivali celebron shfaqjen e Virgjëreshës Mari (e njohur në Meksikë si Virgjëresha e Guadalupe) ndaj indigjenit Juan Diego, sipas legjendës në 12 dhjetor 1531. Si figura e Juan Diego dhe ajo e Virgjëreshës së Guadalupe janë elementë të rëndësishëm të traditës kulturore meksikane në lidhje me katolicizmin në vend.
Eventi është gjithashtu një burim i rëndësishëm të ardhurash për bizneset me transportin, akomodimin dhe shitjen e suvenireve.
Dhoma kombëtare tregtare meksikane llogariste se sivjet celebrimi do të gjenerojë më shumë se 800 milionë dollarë në të gjithë vendin.
Top Channel