Milan i shmanget humbjes në minutat e fundit në duelin ndaj Salernitanas

10 months ago 19

Milan ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Salernitanas, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.

Rasti i parë serioz për gol i takoi vendasve, të cilët rrezikuan përmes Boulaye Dias i cili iu afrua golit në minutën e gjashtë, por u ndal nga Mike Maignan.

Milani mori avantazhin përmes Fikayo Tomorit (17’) i cili me kokë shënoi për rezultatin 1-0 duke e lënë të shtangur portierin vendas.

Fikayo Tomori scored for AC Milan

Salernitana 0-1 Milan pic.twitter.com/I3PN8aZqOA

— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 22, 2023

Salernitana barazoi shifrat me anë të Federico Fazios (42’) i cili realizoi një gol të bukur me kokë për 1-1 pas krosimit të Antonio Candrevas.

🇮🇹 Goal: Federico Fazio | Salernitana 1-1 Milan | 🅰️ Antonio Candrevapic.twitter.com/KcSjKQBUYa

— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 22, 2023

“Rossonerët” ishin afër të barazonin shifrat në minutën e 60-të me anë të Ruben Loftus-Cheek, por goditjen e tij e ndali me shumë mund Benoit Costil i vendasve.

Antonio Candreva (63’) shënoi golin e avantazhit për Salernitanan, pas një goditje nga një distancë e largët, duke u ndihmuar nga intervenimi i dobët i Maignan për rezultatin 2-1.

🚨🚨| GOAL: WHAT A STRIKE! Antonio Candreva scores this wondergoal to give Salernitina the advantage 😮‍💨

Salernitina 2-1 AC Milan. pic.twitter.com/3BM7XAe30b

— TTS. (@TransferSector) December 22, 2023

Teksa dukej se Milani do të pësonte humbje, ishte Luka Jovic (90′) i cili shfrytëzon asistimin e Olivier Giroud për të barazuar shifrat në 2-2.

🚨GOAL | Salernitana 2-2 Milan | Luka Jovic

Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/Rf2ttuNEj4

— VAR Tático (@vartatico) December 22, 2023

Pas këtij barazimi Milani vazhdon në pozitën e tretë me 33 pikë të grumbulluara, tetë më pak se lideri Inter që ka 41 sosh dhe nesër (e shtunë) luan ndaj Lecces. /Telegrafi/

Read Entire Article