Milan kthehet te fitorja, “Djalli” mund 3 me 0 Monzan

10 months ago 33
23:31 17/12/2023

Pas humbjes ndaj Atalantës dhe eliminimit nga Liga e Kampioneve, Milani buzëqesh sërish.
Në sfidën e 16 të Serie A, skuadra e Piolit mundi 3-0 Monzën duke i’u përgjigjur Napolit dhe përfitoi nga hapi fals i Juventusit për t’iu afrur në renditje.

“Djalli” e nisi me vrull lojën në stadiumin “San Siro” dhe festuan golin e parë pas vetëm 3 minutash lojë falë Reijnders. Më pas portieri i miqve Di Gregorio u vu dy herë në provë nga Florenzi.

Në të 41’, Simiç shënoi golin e dytë pas pasimit të Leaos. Debutim perfekt për 18 vjeçarin që realizoi 18 minuta pasi ishte futur në vend të Pobegas të dëmtuar, golin e tij të parë në Serie A.

Rrjeta e tretë u shënua nga Okafor në të 76’, me futbollistin që u detyrua të linte më pas lojën për shkak të një shqetësimi fizik. Me sulmuesin zviceran shkojnë në 29 dëmtimet e futbollistëve te Djalli” në këtë szon, duke u kthyer në një shqetësim për trajnerin Pioli.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article