Milan mposht Lazion 2 me 0

11 months ago 37
Reklamë
23:45 30/09/2023

Milani ka dalë triumfues nga sfida e javës së 7-të të Serie A duke mundur 2-0 Lazion. Në një ndeshje shumë të luftuar, kuqezinjtë iu falën talentit të Leaos, falë të cilit erdhën dy golat e shënuar nga Pulisiç dhe Okafor.

Pjesa e parë pati një sërë rastesh për të shënuar nga të dyja ekipet, megjithatë u mbyll me porta të paprekura.

Goli i parë i këtij takimi u realizua në minutën e 60’, ku pas asistit të Leaos, Pulisiç e dërgoi topin në rrjetë.

Lazio u përpoq të reagonte por nuk arriti të thyente mbrojtjen e mirëorganizuar të Milanit. Pak para fundit të takimit kuqezinjtë gjetën edhe golin e sigurisë.

Në minutën e 88’ Leao u bë sërish protagonist me një tjetër asist. Portugezi pas një depërtimi në zonë e ktheu topin në qendër ku Okafor u tregua i saktë.

Me këtë fitore të tretë resht në Serie A, Milani kalon në kuotën e 18 pikëve, teksa Lazio renditet në vend të 14-të me 7-të pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article