Milani ka shënuar fitore ndaj Lazios me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë të Serie A.
Edhe përkundër rasteve të mira në pjesë e parë, kuqezinjtë nuk arritën të shënonin.
Olivier Giroud dhe Tijjani Reijnders kishin raste të mira në pjesën e parë, por në shënuan.
Në rastin e parë të mirë në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Rafael Leao asiston te Christian Pulisic i cili shënoi për 1-0.
🚨GOAL | Milan 1-0 Lazio | Pulisic
Follow our partner page @ocontextsoccerpic.twitter.com/LNaLWKOWKU
— VAR Tático (@vartatico) September 30, 2023
Edhe pas golit, Milani kishte raste të mira me Yunus Musah dhe Pulisic, por që nuk shënuan.
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 88-të, kur sërish Leao asistoi, kësaj radhe te Noah Okafor, i cili shënoi për 2-0.
🚨GOAL | Milan 2-0 Lazio | Okafor
Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/HpZiTuT3o7
— VAR Tático (@vartatico) September 30, 2023
Milani me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Lazio është e 14-të me vetëm 7 pikë. /Telegrafi/