Milani fiton përballjen e gjashtë golave ndaj Slavia Pragës

7 months ago 9

Milani ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Slavia Pragës në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Milanin, pasi që Slavia mbeti me një lojtar më pak, pasi El Hajdi Malick Diouf u ndëshkua ma karton të kuq direkt.

Në minutën e 34-të u zhbllokua ndeshja, kur Olivier Giroud shënoi për 1-0 pas asistimit të Rafael Leaos.

ASSIST LEAO

GOAL GIROUD

LET’S GOOOOOO 🏄🏿‍♂️ pic.twitter.com/JPd6wbyX55

— Best of Rafael Leão (@BestofLeao) March 7, 2024

Por pas dy minutash çekët arritën të barazonin rezultatin me David Douderma që shënoi me kokë për 1-1.

Në minutën e 44-të, Milani mori sërish epërsinë, kur Alessandro Florenzi asistoi te Tijjani Reijnders që shënoi për 2-1.

🇪🇺 Goal: Tijjani Reijnders | Milan 2-1 Slavia Prahapic.twitter.com/XpCxkf1cBq

— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 7, 2024

Pa u mbyllur pjesa e parë edhe Ruben Loftus Cheek shënoi për 3-1.

🇪🇺 Goal: Ruben Loftus-Cheek | Milan 3-1 Slavia Prahapic.twitter.com/Uuqks0xIjr

— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 7, 2024

Në mesin e pjesës së dytë sërish Slavia hapi ndeshje, kur Ivan Schranz shënoi për 3-2.

Por Milani siguroi fitoren në minutën e 85-të, kur Christian Pulisic shënoi për 4-2.

What a goaaaaal, RAFAEL LEAO pic.twitter.com/kOVJuJu0pu

— Best of Rafael Leão (@BestofLeao) March 7, 2024

Milani merr një fitore të rëndësishme për të kaluar tutje në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Read Entire Article