Milani në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, dy emra nga Liga Premier në listën e kuqezinjve

3 months ago 10
Reklamë

Milani është duke kërkuar të përforcohet me një mbrojtës të djathtë për sezonin e ri.

Rossonerët në krahun e djathtë aktualisht kanë emra si Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi, por asnjëri nuk ka bindur këtë edicion.

Gjiganti italian ka dy emra në listë për këtë pozitë dhe që të dy aktualisht janë pjesë e elitës së futbollit anglez Ligës Premier.

Mbrojtësi brazilian Emerson Royal i Tottenham Hotspur dhe ai polak Matty Cash i Aston Villas janë dy lojtarët në listën e kuqezinjve, ku njëri nga ta mund të transferohet në San Siro gjatë verës.

Braziliani është favoriti kryesor, por problemi qëndron tek 25 milionët që po kërkon Tottenhami për ta lënë të lirë.

Nga ana tjetër sipas asaj që raporton Sky Italia, nëse nuk arrihet Emerson atëherë Milani do të tentoj Matty Cash.

Polaku ka kontratë me Aston Villan deri në verën e vitit 2025 dhe mund të largohet për një shumë rreth 13 milionë euro. /Telegrafi/

Read Entire Article