Milani rikthehet te fitorja në Serie A, mposht me lehtësi Monzën

10 months ago 25

Milani është rikthyer te fitoret në Serie A, pasi ka mposhtur me lehtësi Monzën me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë kanë triumfuar para adhuruesve të vet në San Siro në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në të fundit.

Vetëm pas pesë minutash lojë mesfushori holandez Tiijani Reijnders realizoi pas një solo aksioni të bukur për 1-0.

Dominimi i Milanit vazhdoi derisa në minutën e 41-të Simic realizoi për 2-0 pas një asistimi nga Rafael Leao.

Rossonerët vazhduan me dominim edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Ishte minuta e 76-të kur Noah Okafor realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 pas asistimit nga Olivier Giroud.

Me këto tre pikë Milani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 32 pikë, gjashtë më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Read Entire Article