Milito është “pro” rikthimit të Ibrës te Milan: Është e rëndësishme të kesh ish-lojtarë me përvojë në klub

10 months ago 22

Në edicionin e “Sunday Night Square” në përfundim të javës së 13 të Serie A, ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito, ishte i ftuar në studiot e “DAZN”. Ndër temat e shumta të diskutimit është edhe rikthimi i mundshëm i Zlatan Ibrahimovic te Milan, këtë herë si menaxher apo konsulent.

“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh ish-lojtarë me përvojën e Ibrahimovic në klub, sidomos për të rinjtë. Ai do të ishte një pikë referim për ta dhe kjo është shumë e rëndësishme”, është shprehur “El Principe” Milito.

Read Entire Article