Minierat e qymyrit në Ukrainë drejtohen nga gratë

10 months ago 8
12:12 26/11/2023

Kur më shumë se një mijë punëtorë shkuan për të luftuar me forcat ruse, një ndërmarrje e minierave të qymyrit në Ukrainën lindore pësoi një mungesë të madhe stafi. Përgjigja e saj ishte të lejonte gratë të punonin nën tokë për herë të parë në historinë e saj.

Më shumë se 100 prej tyre e pranuan ofertën nga pasiguria ekonomike. 22-vjeçarja Krystyna shprehet se kjo punë ishte e vetmja shpresë për të mbijetuar agresionit.

Krystyna: E nisa këtë punë sepse filloi lufta dhe nuk kishte punë të tjera, U mbyllën të gjitha kafenetë dhe dyqanet, vetëm dyqanet e vogla shisnin prodhime herë pas here gjithnjë nëse kishte energji elektrike.

Për pesë muaj, ajo ka punuar si teknike 470 metra nën tokë, duke u shërbyer trenave të vegjël elektrikë që i tërheqin punëtorët më shumë se katër kilometra nga boshti i ashensorit ku zbresin në shtresat e qymyrit.

Krystyna: Ne e dimë se ndërsa burrat tanë u dërguan në front, tani ne duhet t’i mbështesim ata. Nuk ka njeri tjetër që të punojë në minierë tani. Ka vetëm gra këtu tani. Ne nuk mund t’i lëmë të gjitha këto pas dhe të shkojmë për punë të tjera, duke i zhgënjyer ata. Ne duhet të mbështesim djemtë që janë në front tani.

Miniera është një kullë e madhe me boshte që shtrihen më shumë se 600 metra nën sipërfaqe. Krystyna vendosi të merrte punën vetëm pasi kapërceu frikën e saj për të lënë djalin e saj katërvjeçar, Denys, në shtëpi me nënën e saj. Vendlindja e saj Pavlohrad është 100 km nga fronti, por shpesh goditet nga raketat ruse.

Krystyna: Është shumë e vështirë të punosh këtu, veçanërisht të heqësh kapakët e baterive dhe të marrësh frymë në tym kur bateritë që fuqizojnë trenat e nëntokës janë duke u ngarkuar. Por jam mësuar me të dhe tani më pëlqen të punoj këtu.

Paga është e mirë, megjithatë, dhe ajo e bën këtë më shumë për vëllanë e saj, i cili tanimë ka shkuar të luftojë ndërsa vite më parë ishte ai që sillte të ardhura në shtëpi. Vëllait të saj i madh i është dashur të punonte në të njëjtën minierë. Ai u bashkua me ushtrinë dy javë pas fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë, ndërsa Krystyna, shqetësohet shumë për të.

Industria e qymyrit në Ukrainë, dikur një nga më të mëdhatë në Evropë, ka pësuar dekada rënie që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Tregu i brendshëm papritmas pushoi së ekzistuari. Milicitë e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore pushtuan shumë rajone të pasura me qymyr në vitin 2014. Pas pushtimit të vitit 2022, Rusia pushtoi edhe më shumë miniera.

Natalia: Kam punuar në një dyqan që shiste lavatriçe. Kur shpërtheu lufta, dyqani u mbyll. Pashë një njoftim pune dhe erdha në minierë. Bëra një kurs trajnimi dhe pastaj fillova të punoj këtu.  Gjithnjë e më shumë nga të afërmit tanë tani shërbejnë në ushtri, rreth 1000 burra janë tani në vijën e parë. Ne duhet t’i zëvendësojmë ata dhe gratë thanë pse të rrimë në shtëpi, duhet të punojmë këtu në frontin e dytë dhe të ndihmojmë.

DTEK, pronari i minierës dhe kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, thotë se gati 3,000 nga 20,000 minatorët e saj janë në fushëbetejë. Nga mijëra minatorë në këtë minierë dhe sipërmarrjen binjake aty pranë që shkuan për të luftuar, 42 janë vrarë.

Ndonëse disa gra punonin në miniera para luftës, ato u ndaluan të bënin punë nën tokë nga qeveria, e cila e konsideroi punën tepër të vështirë fizikisht, një politikë e zbatuar që nga epoka sovjetike. Tani rreth 400 gra punojnë nën tokë megjithëse kjo është vetëm 2.5% e forcës punëtore.

Klan News


Read Entire Article