Ministrat e rinj ende pa dekretim/ Sot kthehet presidenti, të hënën pritet votimi në parlament

1 year ago 45
Reklamë

Emrat e rinj të kabinetit qeveritar janë ende në tryezën e presidentit Bajram Begaj në pritje të dekretimit pas kthimit sot nga Kazakistani.

Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës shtatë ditë kohë për të dekretuar ose jo, propozimet e ministrave të rinj, që vijnë nga kryeministri Edi Rama. Qeveria i ka dorëzuar propozimet dy ditë më parë dhe kjo ditë përkoi me nisjen e presidentit drejt Taxhikistani.

Begaj pritet të mbërrijë në Shqipëri sot pasdite. Nuk përjashtohet mundësia për dekretimin e ministrave të rinj sot, megjithatë sipas të gjitha parashikimeve të qeverisë, afati maksimal kur presidenti do të hedhë firmën mbi dekretimin e ministrave të rinj pritet të jetë dita e hënë, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Parashikohet një seancë plenare jashtë radhe të hënën rreth orës 14:00, nga ku do të votohen ministrat e rinj dhe më pas do të shkojnë në Presidencë për të bërë betimit.

Ministrat e rinj pritet të nisin punën të martën paradite, në drejtimin e ministrive, të cilat ia ka besuar kryeministri Rama.

Top Channel

Read Entire Article