Ministri Balla takim me ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Rritje e efiçencës së hetimeve të përbashkëta

1 year ago 26
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

Gjatë takimit ministri Balla dhe ambasadori Atay biseduam mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Turqisë në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit, duke vënë theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta.

“Me Ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay biseduam sot mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit”, tha Balla.

Gjatë takimit Balla dhe ambasadori Atay e vendosën theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta.

Top Channel

Read Entire Article