Rusia po rrit prodhimin e armëve për luftën në Ukrainë duke kërcënuar shtetet baltike, Gjeorgjinë e Moldavinë
Në një intervistë për gazetën një Welt am Sonntag, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka deklaruar se Europa duhet të riarmatoset që të mund të mbrohet më mirë pasi kërcënimet e reja ushtarake mund të shfaqen deri në fund të kësaj dekade.
Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për luftën në Ukrainë, por duke i kërcënuar kështu edhe shtetet baltike, si dhe Gjeorgjinë e Moldavinë.
“Ne europianët duhet të angazhohemi më shumë për të garantuar sigurinë në kontinentin tonë. Kemi rreth 5-8 vjet për të kapur ritmin, për sa i përket forcave të armatosura.”
Ndërkohë sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të zvogëlojnë angazhimin e tyre ushtarak në Evropë, pasi ajo po kthehet më shumë drejt Indo-Paqësorit. Evropa është e qartë se mund t’i duhet gjithashtu të kompensojë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën nëse Uashingtoni nuk arrin të bie dakord për financimin e ri.
Sipas tij, pushteti i ri në Poloni, do të mundësojë që Berlini, Parisi dhe Varshava, të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak. Pistorius ka thënë se nuk parasheh që ushtria gjermane t’i përsërisë misionet sikurse ato që i ka pasur në Afganistan apo Mali. Misioni gjerman në Afganistan, ka qenë i pari për këtë shtet prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Klan News
Të ngjashme