Ministri Hasani: Forcim i lidhjes së shërbimit të jashtëm me shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare

1 hour ago 21

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me një grup bashkëkombësish që punojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani theksoi se gjatë takimit ndau me ta hapat që do të ndërmarrin për të forcuar lidhjet e shërbimit të jashtëm me shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare.

“I falënderova për përkushtimin dhe punën e palodhur në avancimin e axhendës globale, duke u bërë përfaqësues të denjë të Shqipërisë në një komunitet ndërkombëtar të respektuar, por edhe konkurrues si OKB-ja”, tha Hasani.

Ministri Hasani theksoi gjithashtu se “ndava hapat konkretë që po ndërmarrim për të forcuar lidhjet e shërbimit tonë të jashtëm me shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare, jo vetëm për t’i mbështetur në zhvillimin e karrierës pranë këtyre Organizatave, por edhe për të lehtësuar mundësitë e angazhimit të tyre në Shqipëri, ku eksperienca e tyre e vyer është kyçe për përsosjen e diplomacisë tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article