Ministri Hasani në Prishtinë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet i Shqipërisë

9 months ago 19
10:31 16/01/2024

Ministri i Jashtëm Igli Hasani vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet i Shqipërisë.

Në vizitën e tij në Prishtinë dhe në konferencën me homologen e Kosovës, Donika Gërvalla, ministri i Jashtëm i Shqipërisë vlerësoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor.

“Liberalizimi i vizave është hap tepër pozitiv për Kosovën dhe rajonin. Qëllimi i turit rajonal është ndarja e ideve mbi punën që duhet të bëjmë për të mirën e rajonit. Rajoni sot është më i kërcënuar sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit. Dënojmë ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ky sulm është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë së shpejti. Bashkëpunimi për të ardhmen e rajonit, Shqipëria e Kosova në zemër të kësaj përpjekje. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike. Integrimi rajonal në BE është mënyra e vetme për të garantuar paqen e stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha ndër të tjera ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Ministri Hasani shprehu gatishmërinë që Shqipëria të ndihmojë me ekspertizë Kosovën në rrugën e integrimit europian.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article