Ministri Hasani përmbyll në Malin e Zi turin rajonal 3-ditor (Axhenda)

9 months ago 8
09:09 18/01/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të përmbyllë në Malin e Zi turin e tij rajonal 3-ditor.

Sipas axhendës, ministri Igli Hasani do të nisë takimet zyrtare në Malin e Zi me homologun e tij, Filip Ivanović, me të cilin do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Më tej, ministri Hasani do të takohet me Presidentin, Jakov Milatovic, takim që do të pasohet nga ai me zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj.

Turi i takimeve në Malin e Zi do të përmbyllet me takimin e ministrit Hasani me kryetarin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi; drejtues të partive politike shqiptare në Mal të Zi dhe deputetë.


AXHENDA E MINISTRIT IGLI HASANI NË MALIN E ZI:

10:00 / Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Filip Ivanović

11:00 / Konferencë për media e ministrave Hasani – Ivanovic

11:30 / Takim me Presidentin, z. Jakov Milatovic

12:15 / Takim me Zëvendëskryeministrin, z. Nik Gjeloshaj

15:30 / Takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi; Drejtues të Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi dhe deputetë:

1. Faik Nika (Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi),

2. Nik Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare – Kryetar),

2. Fatmir Gjeka (Partia Demokratike – Kryetar – Minister i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave)

3. Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike – Kryetar)

4. Mehmet Zenka(Unioni Demokratik i Shqiptareve – Kryetar)

5. Ivan Ivanaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar)

6. Saubih Mehmeti (Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Kryetar)

7. Ferhat Dinosha (Unioni Nacional Shqiptar – Kryetar)

8. Bujar Hasangjekaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar – Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë)

9. Nikollë Camaj Lidhja Demokratike Shqiptare, LDSH – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)

10. Ilir Çapuni (Forca e Re Demokratike – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)

11. Artan Çobi (Alternativa Shqiptare-ASH- Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)


/tvklan.al


Read Entire Article